Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, kur të gjithë prisnin që të mbante përgjegjësinë e tij, doli para demokratëve dhe tha se “beteja” sapo kishte filluar.

Në fakt të vetmet beteja që demokratët kanë parë deri tani, ishte ajo për mbajtjen e karriges së kryetarit në zgjedhjet e 13 qershorit, dhe ndryshimet në statut në Kuvendin e PD, ku “çimentoi” karrigen e tij.

Advertisements

Por, ndërkohë që vendi është në tym e flakë, kryetari i opozitës nuk duket. Dhe “betejat” e tij i bën duke bërë postime në rrjetet sociale.

Ndërsa vendi ynë është prej ditësh në përballje me flakët, Basha sot është kujtuar të bëjë një reagim, ku ka bërë një falënderim për forcat ushtarake të Kosovës, të cilët i kanë ardhur në ndihmë Shqipërisë për të shuar zjarret në Kalimash.

“Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret!

Advertisements

Bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda,është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore.

Faleminderit Kosovë për ndihmën dhe solidaritetin që nuk e ke kursyer kurrë!”, shkruan Basha në rrjete sociale.

Por, pas këtij postimi ndjekësit e tij në rrjetet sociale, kanë “shpërthyer” në komente.

“Aman s’ju ndave fjalëve “luftë e betejë”. Perpara me shkonte ndermend xhaxhi Enveri tani ti!”-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan “Majtas e djathtas keni vjedh sa ju ka dasht qejfi e keni lënë miletin në këtë derexhe!”

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “Si kryetar i opozites do prisja te dilje ne një konferencë për shtyp ku të na parqisje faktet dhe provat qe do çosh në SPAK sesi ky shtet po kryen krim mjedisor duke i lënë në mëshirë të fatit malet e Shqipërisë, dhe jo për të falenderuar Forcat e Kosoves edhe pse e meritojnë plotësisht.”

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Ashtu siç po vazhdoni ju me këtë lloj opozitë të pa frytshme pa nje orjentim të qartë, ne do të vuajmë pasojat e ndyra që ju prodhoni mos ja dediko fajin dikujt kur je i mbushur me 10000 gabime”

Por edhe në një tjetër postim, që Basha ka bërë për eksodin e shqiptarëve në gusht të vitit 1991, qytetarët nuk janë kursyer në komente, kundër kreut të PD.

“Turp t’ju vijë të pa aftë përdorni eksodin për pushtet dhe masakrën zgjedhore gjoja që u bë po ju jeni të mpleksur dhe luani me popullin të gjithë bashkë.”-shkruan një qytetar.

Më tej, një tjetër shkruan “Tragjedia vazhdon, se janë komunistat në krye të dy partive.”

Ndërsa një tjetër shkruan “Po dhe sot e njëjta dëshirë të largohesh nga ky vënd i bekuar ..dhe me njerëz të mallkuar”.

Më poshtë disa nga komentet e qytetarëve:

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP