Gjatë ditëve të fundit situata epidemiologjike në Kosovë është alaramante dhe autoritetet janë detyryar për të vendosur masa të reja të kufizimit të hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar.

Sipas njoftimit duke filluar nga data 30 gusht 2021 deri më datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të ketë me vete:

Advertisements

-Certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.

-Testi RT-PCR negativ për COVID -19, vlefshmëria jo më shumë se 72 orë nga bërja e testit.

-Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik-IgG, i lëshuar para 30 ditëve.

Advertisements

-Test i shpejtë antigjen negativ, vlefshmëria jo më shumë se 48 orë nga bërja e këtij testi.

Nga rregullat e mësipërme sipas njoftimit përjashtohen:

Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orëve, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajn deklaratën se do të largohen nga Kosova brenda 3 orëve.

Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;

Shtetasit e Republikës së Kososës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë në Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do të largohen nga territori i Kosovës, brenda pesë orësh;

Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

Personat nën moshën 18 vjeç.