Në muajin mars repri Ledri Vula humbi gjyshin e tij, me të cilin kishte një lidhje shumë të fortë. Gjyshi i reperit ishte mjaft i njohur edhe për publikun, sepse Ledri publikonte herë pas here video e foto me të dhe gjyshen. Lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta e dha Ledri përmes një postimi në rrjete sociale. Ai publikoi një foto me gjyshin, ku shfaqej duke qëndruar shtrirë mbi prehërin e tij.

“Kurrë ma në prehnin tond gjysh”, shkroi Ledri përkrah fotos me gjyshin.

Advertisements


Nëse do të ishte ende gjallë, ditën e sotme gjyshi i Ledrit do të festonte 62-vjetorin e martesës me bashkëshorten e tij. Nëna e Ledrit, Xheraldina, ka publikuar në Instagram disa foto të nënës dhe të të atit të ndjerë dhe ka bërë një dedikim mjaft prekës. Nëna e Ledrit, Xheraldina, ka publikuar në Instagram disa foto të nënës dhe të të atit të ndjerë dhe ka bërë një dedikim mjaft prekës.

“Nje jete e tane bashke. Sot do te ishte pervjetori 62 dhe si zakonisht do te zgjoheshe me heret qe ta befasoje nanen. Nuk besoj se ka fjet mbreme qe ta zgjosh sot. Ka mall per ty ta dish. Shume mall”, shkruan Xheraldina në dedikimin e saj.

Advertisements