Ambasadorja amerikane Yuri Kim foli në lidhje me ardhjen në Shqipëri të afganëve që po ikin nga regjimi i talebanëve në Afganistan. Në një reagim pas takimit me ministren Xhaçka, Kim tha se gjërat po ndryshojnë shumë shpejt dhe nuk ka një numër të saktë ende të afganëve që do të strehohen në Shqipëri.

Ajo tha se strehimi i tyre në Shqipëri do të jetë i përkohshëm deri sa të përfundojnë procedurat ligjore të hyrjes së tyre në SHBA duke theksuar se bashkëpunimi me qeverinë shqiptare është i ngushtë.

Advertisements

Kishim një takim shumë të mirë sot. Jemi të prekur nga vendimi i Shqipërisë për t’i dhënë strehim të përkohshëm.
I shpreh mirënjohje popullit shqiptar për ndihmën e tyre. Ne nuk kemi një numër të saktë ende, po ndryshon shumë shpejt. Njerëzit do të vijnë këtu përkohësisht dhe më pas do të vendosen në SHBA. Disa po vendosen direkt në SHBA”, tha ambasadorja.

Shqipëria shprehu gatishmërinë për të pritur një numër afganësh që kërcënohen nga regjimi i talebanëve pasi ata morën kontrollin e Afganistanit. Pritet që ata të strehohen në një ambient në QSUT dhe hotele në Tiranë dhe Durrës deri në përfundimin e procedurave për marrjen e vizës me qëllim futjen në SHBA. /abcnews.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP