Qarku i Kukësit edhe pse ka normat më të larta të lindjeve në vend në raport me vetveten ka shënuar rënien më të madhe të lindshmërisë në rang vendi në katër vitet e fundit me rreth 28%, sipas te dhënave te përpunuara nga INSTAT.

Pas Kukësit më rënie drastike të lindshmërisë janë për përballuar edhe qarqet e Fierit (-27%), Vlora me (-26%) dhe Berati po me (-26%) gjatë periudhës 2017-2021.

Advertisements

Të dhënat tregojnë se, qarqet më rënien më të madhe të lindjes kanë edhe shifra të larta të zhvendosjes së popullsisë si brenda dhe jashtë vendit.

Vala e azilkërkuesve që nisi në vitin 2005 goditi më së shumti qarkun e Kukësit, ku më mijëra persona u larguan kryesisht drejt Gjermanisë duke zbrazur lagje të tëra. “Boshatisja” e qytetit e ka ndikuar për keq edhe zhvillimin ekonomik të këtij qarku, i cili është i vetmi që ka shënuar rënie ekonomike gjatë kësaj dekade teksa të tjerët janë rritur.

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në Kukës kanë lindur 534 foshnja, nga 722 në 6-mujorin e parë 2017. Lindjet kanë shënuar rënie dyshifrore në të gjitha qarqet e vendit në katër vitet e fundit, por fenomeni ka qenë më i lartë në qarqet që kishin normë të lartë të ikjes së popullsisë.

Advertisements

Shqipëria është duke përjetuar zhvillime alarmante në humbjen e popullsisë, për shkak të emigracionit të lartë, i cili ka një efekt negativ të dyfishtë pasi pengon rritjen e popullsisë në të ardhmen nëpërmjet rënies së lindjeve. Edhe pas tri dekadash nga ndryshimi i sistemit, flukset emigratore janë të larta, duke e vënë perspektivën e zhvillimit të vendit në një rrugë pa krye.

Rezultatet që dolën nga anketa e madhe e emigracionit që zhvilloi INSTAT, në bashkëpunim me donatorët në rreth 20 mijë familje (prill-korrik 2019) treguan se janë larguar nga vendi mbi 360 mijë persona, ose 13% e popullsisë banuese në vitin 2011. Anketa ka zbuluar një fakt të frikshëm në dekadën e kaluar, pasi fenomeni është zgjeruar në emigrimin e së gjithë familjes. Gjatë 10-vjeçarit të fundit janë larguar nga vendi 6,6% e familjeve, gjithsej 49,500 të tilla, ndërsa në vitet 2001-2011 ishin larguar 4.4% e njësive familjare.

Në totalin e familjeve të larguara jashtë, numrin më të madh e ka Tirana, ku raportohet se janë larguar 10,3% e totalit të qarkut, ndërsa qarqet me humbjet më të mëdha të popullsisë janë Kukësi dhe Tropoja në Veri, Durrësi dhe Elbasani në qendër dhe Fieri në Jug./Monitor

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP