Policia tha se ka zbardhur ngjarjen e vendosjes se eksplozivit ne makinen e Elton Debreshit, ish kandidat per deputet ne Bulqize.

Sipas policise, autori i ngjarjes se nodhur diten e djeshme eshte vellai i pronarit te automjetit.

Advertisements

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesnatën e datës 27.08.2021, ku automjetit të shtetasit E. D., iu vendos një sasi e vogël lënde plasëse.

Vihet në pranga autori i dyshuar.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mesanatën e datës 27.08.2021, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë nën drejtimin e Prokurorisë, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, dhe si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

Advertisements

Alfred Debreshi, 29 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës plasëse në automjetin tip ‘Mercedez Benz’, në pronësi të vëllait të tij shtetasit E. D.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.