Edhe në qytetin e Lezhës ka mbërritur kontigjenti i parë i shtetasve afganë prej 111 personash.

Ata kanë mbërritur rreth orëve të vona të natës së djeshme, ndërkohë që bëhet me dije se janë akomoduar në resortin Rafaelo në Shëngjin.

Advertisements

Në dispozicion të tyre është vendosur dhe stafi mjekësor, ku mund të kryejnë analizat e nevojshme ose tamponin.

Ditën e sotme afganët janë parë të shtësin të lirë në plazhin e Shëngjinit duke thyer në këtë mënyrë perimetrin e sigurisë.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme ata kanë kryer shëtitje në plazhin e Shëngjinit, ku fëmjët e vegjël dhe janë zhytur në ujë.

Advertisements

Kujtojmë se që prej katër ditësh në Shqipëri ka mbërritur një numër prej 607 shtetasis afganë, ndërkohë që në total pritet të mbërrijnë rreth 4 mijë persona.