Myrto Uzuni është njeriu i momentit te skuadra e Ferencvaros. Futbollisti shqiptar po kalon një moment fantastik, këto e tregojnë edhe shifrat. Në derbin e Hungarisë, ndaj Ujpest, ekipi i Ferencvaros fitoi me shifrat 3-0 ndërsa Uzuni spikati në këtë ndeshje me dy gola.

Sulmuesi zhbllokoi fillimisht shifrat me një veprim të bukur akrobatik pas vetëm 12 minutash lojë, ndërkohë që në minutën e 77-të shënoi edhe golin e tretë dhe atë vulosi fitoren e skuadrës kryeqytetase me 11-metërsh.

Advertisements

Ferencvaros fitoi titullin e 32-të në histori ndërkohë që Uzuni me këto dy finalizime u ngjit në vendin e 3-të të listës së golashënuesve në Hungari me 12 gola.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements