Një video investigim i publikuar mëngjesin e sotëm, tregon se si kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Etjon Joka, blen vota nëpër Tiranë. Videoja është transmetuar në emisionin “Breaking”.

“Një votë po ma humb më ngel hatri thotë ai. Ti merr lekët, më jep votën . Ata janë të moshuar ç’tu them unë atyre, ç’tu premtoj, tu jap lekët. Mos e ngri zërin se kemi kontrolle”, dëgjohet të thotë Joka në video.

Advertisements

Etjon Joka është i renditur i 12 në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë. Në një tjetër video ai duket që bisedon me një qytetar që i thotë se ka bërë 100 vota, duke përfshirë edhe 12 që i ka bërë gruaja e tij.

I pyetur nga një prej bashkëbiseduesve se çfarë do të ndodhë nëse Rama ‘bën ndonjë dallavere’, Joka i përgjigjet ‘dallaveren na e lë neve në dorë’.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP