Për 16 muaj vajza ime mund të shëtiste, të fliste, të hante ushqime të ngurta dhe të pinte qumësht nga filxhani, por ajo akoma donte të ushqehej me gji. Kështu unë vendosa që ishte koha për t’u ndalur.Kam dëgjuar shumë diskutime për ushqyerjen me gji, të cilat përgjithësisht tregojnë nëse qumështi i gjirit është më i miri (cila ushqyerje është më e mira), përfitimet shëndetësore të ushqyerjes me gji, rreziqet nëse nuk e ushqeni kështu fëmijën dhe përfitimet e shëndetit mendor dhe problemet e ushqyerjes me gji.

Juve mund t’ju ketë rastisur të dëgjoni dikë të flasë sesa e vështirë është ushqyerja me gji, sa dhimbje mund të ndiesh gjatë përdorimit të pompës për të nxjerrë qumështin e gjirit, dhe se pediatrit rekomandojnë ushqyerjen me gji për një vit. Por përveç netëve që kam kaluar pa gjumë për ta ushqyer me gji, përveç vështirësive që kam pasur, pse nuk ma tha askush se sa e vështirë ishte ta ndaloja këtë proces?

Advertisements

Doja të ndaloja ushqimin me gji, në mënyrë që të merrja në konsideratë mundësinë për një shtatzani tjetër, në mënyrë që të nisja vrapin dhe në mënyrë që të lejoja edhe dikë tjetër të shijonte gjoksin tim përsëri.Para se të ndaloja së dhëni gji fëmijës, pyeta për disa këshilla nga mikeshat e mia dhe nga familjarë, por asnjë nuk qe shumë ndihmues.

“Oh, djali im e humbi vetë interesin pas rreth gjashtë muajsh”, – tha shoqja e ngushtë e nënës sime. Ajo nuk kishte pasur probleme me ushqyerjen e fëmijës, pasi i biri binte të flinte në pak sekonda. Vajza ime e kishte refuzuar biberonin për rreth pesë muaj dhe nuk dukej sikur ajo donte ta humbte interesin për gjirin tim, të paktën për një kohë të afërt.

“A do të bëhesh si ato gratë që ushqejnë pesëvjeçaret me gji duke ndenjur në këmbë”, më pyeti burri duke iu referuar historive në revistën “Time”. Ai kishte qenë shumë përkrahës në ushqyerjen me gji që unë i kisha bërë vajzës, por unë mendova se tashmë që kishte kaluar një vit, kishte ardhur koha për të ndaluar dhënien e gjirit.

Advertisements

Ndodhi një gjë qesharake ndërsa unë lexova një libër të shumëpëlqyer, i cili thuhej se ishte një “udhërrëfyes për heqjen e gjirit”. Autorët nuk tregonin sesi ta hiqje fëmijën nga gjiri, por në vend të kësaj, ata i referoheshin ndjenjës së fajit dhe frikës, edhe në rastin kur fëmija tashmë i kishte mbushur një vjeç. Ndalimi i gjirit para kohe mund të shkaktojë zemërim, agresion dhe një sjellje përgjithësisht të pakontrolluar, paralajmëronte libri.

Zgjimi i parakohshëm mund të shkaktojë “ndjenja” si “zemërimi, agresioni dhe sjellja përgjithësisht e çorganizuar”, paralajmëroi libri, duke cituar se këto reaksione të padëshiruara ishin gjetur tek fëmijët e moshës nga 13 deri në 18 muaj. Ndoshta ju duhet të prisni që fëmija të mbushë tre ose katër vjeç, këshillonte libri. Pasi fëmijët midis moshës 1 vjeç dhe katër vjeç e kanë më të vështirë për të lënë gjirin. Kjo situatë më kujtoi gjyshen time, e cila kurrë nuk më linte të largohesha. “Çfarë? Ke ardhur këtu! Qëndro edhe një orë,” më thoshte ajo, edhe pse unë tashmë kisha ndenjur katër orë.

Nuk arrita të lexoja as këshillat e librit, se si t’ia hiqja gjirin vajzës me butësi dhe gradualisht, duke e ushqyer me qumësht njëherë në ditë, kur vajza ime po qante dhe bërtiste duke u përpjekur të hapte këmishën time. Oh, ndihesha kaq e keqe. Do të kisha punuar kaq shumë për t’i dhënë asaj gjithçka. Dhe tani unë isha duke i ndaluar asaj diçka që me të drejtë e kërkonte. Ndihesha shumë keq me veten time.

Burri im pa gjendjen time dhe e dinte se isha në telashe. Thirrjet e fëmijës sonë nuk e gërryen shpirtin e tij njëlloj siç bënë me mua. Të them të drejtën më kishin pëlqyer shumë të gjitha që thuheshin për ushqyerjen me gji, sesi kjo krijesë dhe unë do të mbyllnim sytë, do të lidheshim përmes një lëngu magjik dhe secila nga ne do të ushqehej. Ndoshta librat kishin të drejtë dhe unë duhet të vazhdoja… Por a mund ta bëja këtë përgjithmonë?

“Nuk do të jetë e lehtë,” më kujtoi burri. Unë e kisha dëgjuar këtë në lidhje me prindërit në përgjithësi, që nuk ka situata të lehta, por nuk e besova. Çfarë mund të ishte më e vështirë se ato netë torturuese kur zgjohesha në mes të natës për t’i dhënë qumësht? Çfarë mund të ishte më e tmerrshme se të qenit vetëm përgjegjëse për mbajtjen gjallë të një krijesë që nuk mund të komunikonte përveçse përmes një të qare torutruese?

Në fund, ajo që arriti të më bënte ta mbaja premtimin ishte siguria e partnerit. Ai më kujtoi se si duhet të hiqja dorë në ato moment, duke e lejuar fëmijën tim që të qante dhe të përpiqej vetë për të fjetur. “A do ta lejosh të shkojë në universitet kur të vijë koha”, më pyeti bashkëshorti me shaka. Kjo ishte koha. Unë nuk mund ta shpërqendroja fëmijën; Unë nuk mund të shkoja për një shëtitje dhe të shpresoja se ajo do të harronte, sepse ajo do të nuhaste erën e qumështit në gjoksin tim dhe s’mund t’i flisja për asgjë tjetër.

Fiksimi i saj isha unë, kështu që më duhej të largohesha. Mama mizore. Fluturova me aeroplan për në një qyetet tjetër për katër ditë. Të gjitha ato dhimbje që librat më kishin paralajmëruar në lidhje me: dhimbjen e gjirit, as nuk i mendova. Gjithashtu, unë nuk e shkatërrova jetën e vajzës sime, ajo ia doli të qëndronte katër ditë pa gji dhe mbijetoi. Megjithatë, kjo situatë ndryshoi marrëdhënien tonë, por për mirë. Pothuajse menjëherë më lejoi të rrija shtrirë, ta puthja dhe ta përqafoja më shumë. Betohem se ajo gjithashtu filloi të ecë, më shumë, dhe më larg nga unë. Shpenzoi netë të tëra me babain e saj./Burimi ”PËR NËNAT”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP