Një lajm i trishtë ka ardhur për sportin shqiptar. COVID-19 i ka marrë jetën pasditen e djeshme ish-futbollistit të njohur të qytetit të Cërrikut, Ndriçim Beshiri.

Ai njihej si një nga futbollistët më të shquar të Turbinës së Cërrikut. Beshiri u nda nga jeta në moshën 61-vjeçare pasi pësoi trombozë pasi kaloi Covid. Të gjithë besonin se e fitoi betejën me Covid, por tromboza i mori jetën.

Advertisements

Ai u dërgua në spital por mbijetoi dot. C?imi ose Gurashi siç njihej ndryshe nga miqtë dhe shokët e tij, ka luajtur me Turbinën që me moshat e deri tek ekipi i parë në vitet 1977-1990.

Më pas ka shërbyer për disa kohë si zv/trajner i ekipit të Turbines, detyrë që e kreu më së miri. Klubi i Turbinës i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta, fëmijëve të tij dhe njerëzve më të dashur të familjes Beshiri.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP