Fryma e Re Demokratike e drejtuar nga Sali Shehu, parti në koalicion me opozitën për 25 prillin, reagon për ska ndalin e publikuar dje në media, me zë dhe figurë, ku shfaqej nënkryetari i saj Ilir Hodaj teksa ngac monte se ksu alisht një qytetare dhe i premtonte vend pune.

Emisioni investigativ “Stop” publikoi dje videon ku dukej qartë sesi Ilir Hodaj ngacmonte qytetaren në zyrën e tij në FRD, si dhe i kërkonte që të bëhej e dashura e tij pasi pas zgjedhjeve do ta bënte drejtoreshë. Për këtë, ka reaguar dhe FRD e cila thotë se Hodaj është teknik i gjeneratorit.

Advertisements

“Duke falenderuar emisionin “Stop” bëj me dije se, ky person është vetëofruar si vullnetar pranë zyrave të FRD-së në kohën e fushatës dhe aktualisht kujdeset vetëm për gjeneratorin meqënëse nuk kemi drita. Njerëz të tillë, mund të jenë infiltruar për të prodhuar skema skandalesh që, në rastin konkret, nuk kanë asnjë̈ kontribut dhe përfshirje të mëparshme në strukturat e partisë̈, Fryma e Re Demokratike.

FRD është e hapur për të gjithë̈ mediat dhe opinion publik që të verifikojnë̈ listat e anëtarësisë, dhe aq më tepër të strukturave të FRD të degës Tiranë. Fryma e Re Demokratike është e hapur për çdo hetim të strukturave ligjzbatuese. Fryma e Re Demokratike do të vazhdojë me dinjitet fushatën, pa asnjë̈ kompromis me votën e lirë, në koalicionin Aleanca për Ndryshim, dhe askush nuk mund të cënojë apo të përbaltë këtë betejë të ndershme me elektoratin në mbarë vendin”, thuhet në reagimin e FRD.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP