Gjatë mëngjesit të sotëm, astrologia Meri Shehu, është pyetur nga moderatori i Wake Up-it, në lidhje me tri shenjat e horoskopit që yjet nuk i kanë patur fort qejf këtë periudhë dhe me shenjat më të favorizuara.

Në top treshen e shenjave me të favorizuara, Meri renditi binjakët, që përkon edhe me shenjën e horoskopit të kryetarit opozitës, Basha. Nga ana tjetër vuri për çudi, shenjën e gaforres, që është edhe shenja e kryeministrit Rama. Meri nuk u ndal me kaq, por shtoi edhe që ka parë në ëndërr kryeminsitrin Rama, në një ambient të ftohtë të shtruar me pllaka, ku i pohonte se nuk do mund të dilte fitues nga këto zgjedhje.

Advertisements

Thënë këtë, sipas saj, Basha do arrijë të rrëmbej fitoren e këtyre zgjedhjeve, por jo krejt i vetëm. Yjet duket sikur janë në favor edhe për shenjën e akrepit, e cila është shenja e kryetares së LSI-s, zonjës Kryemadhi.

“Mund ta fitojë ndonjë tjetër. Nuk është përcaktuar fati i zgjedhjeve akoma. Si do jetë dashuria e Monikës dhe Ilirit? Ka gjithmonë pasion. Akrepi e centrifugon Dashin. Është mirë kur burrë e grua bashkëpunojnë. Edhe Dashi ka vit me fat. Por edhe Akrepi nuk është në një vit të keq, por mund të rregullojë ende shumë gjëra në favorin e saj,”-tha Meri.

Me batutë ajo thotë që nëse kryeministri Rama, ishte në ambient te ftohtë me pllaka, në ëndrrën e saj, kryetari opoziës Basha do arrijë të shtrojë me parket shtëpinë pas 25 Prillit. Ndonjë dhomë do ta shtrojë dhe kryetarja e Levizjes Per Integrim, shton atrologia.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP