Eksperti i shëndetit publik, dr. Erion Dasho, shprehet se pandemia në Shqipëri po shkon drejt rënies dhe kjo tregohet nga rënia e numrit të vdekjeve, por edhe rastet e reja.

Në emisionin Tempora, Dasho tha se aktualisht në Shqipëri është në rënie vala e tretë dhe për herë të parë referuar shifrave zyrtare, pozitiviteti llogaritet pak më shumë se 6 %.

Advertisements

“Vala e parë ishte në verë, e dyta në nëntor dhe e treta në shkurt. Referojuni numrit të vdekjeve, qoftë edhe shifrave të manipuluara nga Qeveria. Mendoj se po shkohet drejt imunitetit të grupit, pavarësisht se mund të duhen edhe pak muaj”, tha Dasho.

Referuar deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, i cili akuzon kreun e PD-së Lulzim Basha se po përhap virusin përmes takimeve elektorale, Dasho shprehet se kjo është një strategji elektorale e Kreut të Qeverisë.

“Shikoni Elbasanin, kishim ditën e verës, kaluam 3 javë dhe në Elbasan nuk pati asnjë ndryshim të situatës, pra mendoj se Kryeministri po bën një lojë elektorale”, tha Dasho.

Advertisements

Sipas tij, vdekjet nga Covid-19 në Shqipëri mund të llogariten në rreth 10 mijë persona, kosto shumë e lartë për një vend si ky i yni.

Procesin e vaksinave, Dasho, e konsideroi si propogandë, ndërsa theksoi se edhe sikur të jenë realizuar 200 mijë vaksina, shifra është e papërfillshme, krahasuar me mbi 1 mln shqiptarë që kanë fituar imunitetin natyral, për shkak se kanë kaluar Covid.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP