Komisariati i Policisë së Bulqizës ka dënuar me gjobë prej 50 milion lekësh të vjetra kandidatin e pavarur të qarkut të Dibrës, Elton Debreshin.

Kjo masë dënimi është marrë nga ana e policisë së Bulqizës për shkak të takimit elektoral të kandidatit të pavarur Elton Debreshi në fshatin Dushaj të Bulqizës më 26 mars 2021.

Advertisements

Sipas policisë kjo masë merret për shkak të organizmit të tubimeve dhe takimeve elektorale në kundërshtim me urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për ndalimin e takimeve elektorale në ambiente të mbyllura dhe të hapura me pjesëmarrjen e më shumë se 10 personave.

Elton Debreshi në një reagim në faqen e tij Facebook e ka konsideruar këtë veprim të policisë si turpi i kësaj qeverie, ndërsa deklaron se nuk frikësohet nga kjo gjobë.

“Autori i vërtetë i kësaj gjobe është Edi Rama. Ai dhe partitë e tjera kanë frikë nga mbështetja e madhe që po marrim në çdo fshat dhe qytet të Dibrës. Fakti që për të njëjtat tubime PD nuk gjobitet, tregon se të gjitha partitë janë bashkë. Dje ishin bashkë kundër grevës dhe protestave tona, sot janë bashkë kundër kandidimit të një minatori”,-shkruan Elton Debreshi.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP