Kanali i Suezit ka sjellë sërish probleme për trafikun ndërkombëtar të lundrimit të anijeve.

Sipas medieve të huaja, një çisterne nafte iu fik motorin duke shkaktuar një ngadalësim të trafikut të anijeve.

Advertisements

Autoritetet përmes një njoftimi në Twitter bënë me dije se anija kishte hasur vështirësi, por më në fund po shkon përsëri në veri.

Autoriteti i Kanalit të Suezit (SCA) i tha Reuters se bllokimi trafikit kishte zgjatur vetëm rreth 10 minuta dhe më pas kishte vijuar puna normalisht.

Kujtojmë se pak ditë më parë Kanali i Suezit u bllokua nga anija “Ever green”duke shkaktuar një kaos të trafikut të anijeve, të cilat mbetën të bllokuara prej ditësh, pasi nuk mund të lundronin drejt perëndimit dhe anasjelltas.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP