Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, tha se Prokuroria është duke verifikuar 30 kandidatë për deputetë që pritet të kandidojnë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Celibashi tha se nëse ndonjë prej kandidatëve do të skualifikohet nga prokuroria, edhe pasi fletët e votimit të jenë shtypur, ai humbet të drejtën për t’u zgjedhur.

Advertisements

Kreu i KQZ foli gjithashtu edhe për rastin e Tom Doshit.

“Ne kemi vlerësuar me të gjithë seriozitetin e duhur të gjitha thirrjet që kanë ardhur nga partnerët dhe miqtë ndërkonmbëtarë, por dhe faktorë të tjerë politikë, lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve. Ky është proces vazhdues. Në momentin që kemi shqyrtuar dokumentacionin në dispozicion kemi marr vendimin që reflekohet edhe në fletën e votimit”, tha Celibashi.

Ndër të tjera Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve u shpreh se aktualisht janë duke u verifikuar nga prokuroria 30 kandidatë, bazuar në indicjet e KQZ.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP