Ka përfunduar numërimi i kutive për kandidatët preferencialë për dy nga bashkitë e Qarkut të Durrësit.

Gazetarja Klodiana Haxhia raporton për “BalkanWeb”, se bëhet fjalë për bashkinë e Krujës dhe të Shijakut.

Advertisements

Në Bashkinë e Krujës, më i votuari në radhët e Partisë Socialiste ka rezultuar Rrahman Rraja me 7.099 vota.

Pas tij renditet Denis Deliu me 2651 vota, e i treti është kryeministri Edi Rama me 1.629 vota. Sa i përket kandidateve femra, ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi ka grumbulluar 662 vota.

Sakaq, për Partinë Demokratike në këtë bashki, më e votuara është Andia Ulliri me 4.993 vota, pas saj renditet Merita Bakiu me 2.789 vota dhe i treti renditet Selman Tema me 1.836 vota.

Advertisements

Nga krahu tjetër, në Bashkinë e Shijakut më i votuari për Partinë Socialiste është Jurgis Çyrbja me 2.658 vota, pas tij renditet Ilir Ndraxhi 2.207 vota dhe pas tij kryeministri Edi Rama me 661 vota.

Për Partinë Demokratike kandidati Rezart Tusha ka grumbulluar më shumë vota në këtë bashki. Ai ka siguruar 2.566 vota, Agron Duka me 728 vota.

KRUJA: 92/92

Partia Socialiste:

1.Rrahman Rraja 7099 vota

2.Denis Deliu 2651

3.Edi Rama 1629

4.Milva Ekonomi 662

5.Arkend Balla 399

Partia Demokratike

1.Andia Ulliri 4993 vota

2.Merita Bakiu 2789

3.Selman Tema 1836

4.Edi Paloka 536

5.Manjola Luku 494

SHIJAKU: 54/54

Partia Socialiste

1.Jurgis Cyrbja 2658

2.Ilir Ndraxhi 2207

3.Edi Rama 661

4.Lefter Koka 306

5.Arkend Balla 253

Partia Demokratike:

1.Rezeart Tusha 2566

2.Agron Duka 728

3.Manjola Luku 449

4.Igli Cara 312

5.Edi Paloka 294

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP