Në Korçë teksa janë numëruar të gjitha kutitë dhe gjithçka është mbyllur zyrtarisht sa i takon votës preferenciale të kandidatëve të Partisë Socialiste më i votuar është ministri Niko Peleshi i renditur i 6 me mbi 11479 vota, i ndjekur nga Ilir Pendavinji me 6236, Ilir Topi 5046 dhe ministrja Olta Xhaçka me mbi 4795 vota. PS në Korçë mori 6 mandate. Ndërsa sa i takon listës së PD ku në qarkun e Korçës mori 5 mandate më i votuari është Ervin Salianji me mbi 9448 vota, i ndjekur nga Seladin Jakupllari 7425, Bledian Nallbati dhe më pas nga Andrea Mano dhe Edmond Spaho që është kryesues i listës.

Sa i përket LSI e cila nuk e mori mandatin e pretenduar në Korçës, kryesuesi i listës Endrit Braimllari është i pari me 1694 vota.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements