Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Itali, ku si pasojë e shembjes së një pjese të ndërtesës së Amazon, ka humbur jetën një shtetas shqiptar dhe janë plagosur pesë të tjerë. Viktima është Flamur Alsela, 50 vjeç, i cili jetonte në Chiari në provincën e Brescia dhe punonte në ndërtimin e godinës kur një nga trarët u rrëzua duke i marrë jetën.

Si pasojë e kësaj ngjarje të rëndë punëtorët në këtë kantier kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë një protestë të hënën më 3 maj, pasi siç shprehet një prej tyre “masakra në ndërtim vazhdon”.

Advertisements

Ne nuk mund ta durojmë më këto ngjarje të vazhdueshme të aksidenteve në punë që shkaktojnë lëndime, invalidë dhe gjithnjë e më shumë vdekje.

Një ndërhyrje nga institucionet është e domosdoshme dhe shumë urgjente për të siguruar që rregullat e sigurisë që ekzistojnë dhe që mund të shpëtojnë shumë jetë njerëzish të respektohen në vendet e ndërtimit. Vigjilencë dhe shtypje kur konstatohet mosrespektimi i rregulloreve”, tha një punëtor ndërtimi

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP