Pronarët e restoranteve dhe bareve në Romë të Italisë, nuk janë aspak të kënaqur me rregullat e reja të vendosura nga autoritetet shëndetësore, me qëllim shkëputjen e zinxhirit të infektimeve përtej Adriatikut.

Sipas mediave të huaja, qindra persona u lëshuan në rrugë të martën dhe u përleshën me policinë.

Advertisements

Qytetarët protestuan pa maska mbrojtëse dhe kërkuan nga qeveria që baret dhe restorantet të hapën sërish, pasi pretendojnë se gjenden në një krizë të vështirë financiare.

Agjencia e lajmeve Associated Press, raporton se forcat e sigurisë ndërhynë pasi protestuesit u përpoqën të thyejnë kordonin e policisë dhe se sipas tyre, anëtarët e grupeve ekstreme të krahut të djathtë ishin midis turmës që shkaktuan trazira.

Kujtojmë se baret dhe kafenetë në Itali janë mbyllur të paktën deri në fund të prillit.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP