Ditën e djeshme Sindi u përplas keq me Julin, pas një ofendimi të rëndë në video live nga ana e konkurrentit. Më pas, ajo doli nga studioja dhe për çudinë e të gjithëve, Murati i shkoi pas.

Advertisements

Doni ta dini se ç’ka ndodhur mes tyre në prapaskenë? Në videon e publikuar në aplikacionin “Përputhen” shihet se Sindi ka refuzuar të flasë me Muratin.

Advertisements

“O Sindi të flasim pak? Unë nuk e kam kuptuar çfarë ishte, por nëse thua ashtu…nuk e di”, i thotë konkurrenti.

“Murat ti je një nga ata që më ke lënduar më shumë”, i përgjigjet Sindi.

Murati: Mos t’i ngatërrojmë gjërat

Sindi: Jo nuk është puna mos t’i ngatërrojmë gjërat. Unë akoma kam ndjenja për ty, por ti më ke lënduar jashtëzakonisht shumë.

Murati: Po unë prandaj erdha

“Nuk dua të kem asnjë afër”, shprehet Sindi dhe largohet nga Murati.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP