Duke filluar nga dita e nesërme të gjithë farmacistët e Tiranës do të kenë mundësi vaksinimi pas aplikimit online.

Lajmin e ka bërë të ditur ‘Urdhri i Farmacistëve’ të cilët shkruajnë se duke filluar nga dita e nesërme të gjithë farmacistët që janë të interesuar të vaksinohen, të plotësojnë formularin.

Advertisements

Ky vendim, vjen pas kërkesës së njëpasnjëshme të ‘Urdhrit të Farmacistëve’ të cilët kërkojnë vaksinim pasi ndodhen në rrezik nga Covid-19 për shkak të punës.

Njoftimi:

Të nderuar kolegë,

Advertisements

Ju njoftojmë se ditën e nesërme nis procesi i vaksinimit për farmacistët e Rajonit të Tiranës. Të gjithë farmacistët që janë të interesuar të vaksinohen, të plotësojnë formularin e mëposhtëm me të dhënat përkatëse, në mënyrë që të hartohen listat që do i dërgohen qëndrave të vaksinimit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP