Meriton Mjekiqi dhe Noizy kanë qenë nga emrat më të përfolur në rrjete sociale kohët e fundit. Mes tyre ka pasur shumë përpl asje virtuale dhe gjithçka u duk se nisi pas një freestyle të Big Kik, i cili doli kundër Noizy-t. Mirëpo situata ishte sërish e paqartë dhe nuk u kuptua përse u përfshi edhe Meritoni në këtë debat mes reperëve.

Së fundmi Meritoni ishte i ftuar në emisionin “NIN”, ku ka treguar se si nisi gjithçka me Noizy-n.

Advertisements

“Unë kam pasur të ftuar Don Phenonim në emision dhe i them ‘Ti ke qenë në një performancë në qytetin ku e di që ke pas probleme me një nga reperët e qytetit, pa e përmendur Noizy-n, dhe ke kënduar diss-in e tij’. Unë aty kam bërë vetëm punën time si moderator. Don Phenomi dha përgjigjen e tij personale pas pyetjes sime. Më pas çohet një nga anëtarët e OTR dhe më shkruan mua dhe më thotë ‘O ti me vetull të hequr mos përmend emrin OTR se të bëhet kështu e kështu’. Edhe aty filloi fjalë pas fjale, ata dolën publikisht. Më pas unë isha te emisioni i Luanës dhe i go dita, por ajo është lojë. Unë nuk kam dashur ta kalojë në një formë tjetër, në inate personale”, tha Meritoni.

Ai ka shtuar se gjithmonë ka kërkuar që reperët të mos kapen me të, sepse ai bën thjesht punën si moderator dhe nuk ka nxitur askënd që të flasë kundër Noizy-t apo ndonjë personi tjetër. Ndër të tjera Meritoni tha se me Noizy-n nuk ka komunikuar fare pas këtyre d ebateve, por ai vetë është tërhequr pas një telefonate që ka marrë nga Londra.

“Më mori Visi në telefon, vëllai im dhe reper që jeton në Londër dhe më tha Meriton ti nuk je për këtë punë, shiko çfarë muhabeti, mos krijoni probleme. Dhe për hatër të tij në një kohë u distancova dhe nuk flisja në lidhje me personin në fjalë, sepse ka punën e tij. Por në momentin që u prov okova në mënyra të tjera me postime dhe më pas unë reagova në Instagram në mënyrën time”, u shpreh moderatori.

Advertisements

Gjithashtu ai foli edhe për bisedat që Varrosi publikoi me ish-partneren e tij, Ergestën.

“Si mundet që një mashkull të bie në nivel të tillë, për shkak se unë nuk bie në nivel të një partnere të Varrosit ose të Noizyt ose kushdo qoftë të grupit se edhe unë kam djem në Londër e shok në Londër që munden me qenë më të fri kshme se kjo biseda.

Kam biseda më të frikshme me ish partneret e tyre ndoshta edhe më in time, por i kam 25 vjet dhe jena pjek dhe kur flitet për moralin, aty duhet me pas shumë kujdes. Ata që më njohin e dinë më mirë”, tha Meritoni.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP