Ashtu siç e shprehu edhe kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla, socilistët mbeten të vendosur për të nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Meta.

Mësohet se të hënën do të nisin procedurat zyrtare për këtë çëshjte teksa, do të ketë një mbledhje të grupit parlamentar të grupit të deputetëve socialistë që do të kryesohet nga kryetari dhe kryeministri Edi Rama.

Advertisements

Në mbledhjen që do të mbahet , pritet të ketë veprime më konkrete të ndërmarra për shkarkimin e presidentit.
Por në prag të veprimeve që mund të ndërmerren, ekziston një problem ligjor që i ndalon t’a bëjnë këtë.

Ligji për komisionet hetimore dhe ato të posaçme e ndalon krijimin e tyre 4 muaj përpara përfundimit të mandatit aktual. Në të tilla kushte koha për të ngritur një komision hetimor nuk është në favorin e PS.
Gjithsesi, pritet që socialistët të diskutojnë për rrugë të ndërmjetme me anë të të cilave të mund të realizojnë qëllimin për shkarkimin e Metës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP