Partia Socialiste ka nisur sot ceremonine e përmnbylljes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit për qarkun e Tiranës. E para që mori fjalën në këtë tubim ishte simboli i tërmetit, Luljeta Bozo, e cila figon e para në listën e kandidatëve të PS.

Nga sheshi “Skënderbej”, Bozo ftoi qytetarët që të votojnë PS-në, pasi qeveria arriti që të siguronte vaksinat anti-covid për qytetarët.

Advertisements

“Përshëndetje të gjithëve, jam shumë krenare si gjyshe që po përfaqësoj një brez që ka punuar me devotshmëri për vendin. Një brez që ka energji dhe pjekurinë të jenë këshilltar në të gjitha fushat e jetës tonë. Ju ftoj të gjithëve pa përjashtim të votojmë më 25 prill, sepse jemi të lirë të lëvizim në sajë të vaksinave që siguroi qeveria jonë dhe na dha këtë mundësi që të mësojmë nipër e mbesa, e të gëzojmë jetën me sa më shumë mundësi që kemi, duke qenë se armikun e padukshëm po e mposhtim.

Kemi bërë një fushatë shumë qytetare, duke respektuar rregullat, ligjet, duke vendosur në qendër shëndetin e njeriut dhe mirëqenien e tij. Fushata jonë ka qenë fushatë brenda rregullave, duke pasur pandeminë. Duhet të mposhtim këtë armik të padukshëm, të ndërtojmë rrugë, qytete, aeroporte, që do e bëjnë më të bukur jetën tonë, do të bëjmë që nipërit e mbesat të na gëzojnë në Shqipërinë tonë.

Edhe një fjalë të fundit, si gjyshe dhe si shkencëtare. Mendoj që vota jonë është e rëndësishme, vota është e fshehtë, individuale e duhet të shkojë në drejtimin e duhur, duhet të shkojë për PS, që është forca më progresiste në vend, e ne do të jemi të qetë sepse kemi bërë detyrën për veten tonë. Fitore!”, tha Bozo.

Advertisements

Ndonëse moti nuk ka qenë favorizues, socialistët nuk kanë nguruar që të dalin në shesh.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP