Holanda do të ndalojë administrimin e vaksinës së prodhuar nga Oksfordi dhe AstraZeneca tek personat që janë nën 60 vjeç si një “masë paraprake”. Lajmin e bëri të ditur qeveria e vendit me anë të një njoftimi për shtyp të bërë të premten.

Në njoftim, përmenden pesë raste të mpiksjes së gjakut midis grave të moshës midis 25 dhe 65 vjeç, të cilat ishin vaksinuar me AstraZeneca. Rastet u raportuan nga Lareb, vëzhguesi i barnave në vend.

Advertisements

“Nuk mund të ketë asnjë dyshim në lidhje me sigurinë e vaksinave. Pyetja thelbësore është ende nëse kjo ka të bëjë me ankesa pas vaksinimit, apo për shkak të vaksinimit,” tha Hugo de Jonge, Ministri Holandez i Shëndetësisë, Mirëqenies dhe Sportit.

Ai shtoi se do të ishte një zgjidhje e zgjuar që të pezullohet, si një masë paraprake. Por, shtoi se kjo do të ndodhë vetëm për njerëzit nën moshën 60 vjeç. ”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP