Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Kukës si për partitë ashtu edhe për kandidatët, duke marrë shkas dhe nga numri më i vogël i zgjedhësve në krahasim me qarqet e tjera të vendit. Në këtë qark kanë dalë tre deputetë, dy nga PD dhe një nga PS.

Në listën e PD-së mandatin e parë e fitoi biznesmeni Flamur Hoxha, ndërsa të dytin Isuf Çelaj. I vetmi mandat nga PS u fitua nga Gerta Duraku, ndërkohë që aktori i njohur Petrit Malaj nuk arriti të siguronte një vend në parlamentin e ardhshëm.

Advertisements

Megjithatë gara ka patur edhe të papritura, pasi kanditatja e Nismës Thurje Era Buçpapaj për Qarkkun Kukës ka marrë vetëm një votë, praktikisht të sajën. Mesa duket atë nuk e ka votuar as rrethi familjar. Të paktën ky është rezultati i publikuar nga KQZ, ndërkohë që dhe kandidatët e tjetë të kësaj lëvizje kanë marrë vota të papërfillshme.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP