Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin Edi Rama, menjëherë pasi ky i fundit fitoi mandatin e tretë qeverisës në zgjedhjet e 25 Prillit.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Kim del nga kryeministria me një pako në dorë, që duket një dhuratë që kreu i qeverisë i ka bërë diplomates në Tiranë.

Advertisements

Dhurata futet me shpejtësi në bagazhin e makinës nga shoqëruesit e Kim, ndërkohë që as Rama dhe as ambasadorja nuk kanë reaguar pas këtij takimi që zgjati pothuajse një orë.

Diplomatja amerikane pritet që po sot të zhvillojë një takim dhe me kreun e PD-së Lulzim Basha, për të cilin ka shprehur vazhdimisht vlerësimet e saj, për mënyrën sesi e menaxhoi fushatën elektorale.

Në një postim në Twitter, ambasadorja amerikane kërkoi nga të gjitha palët politike që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, pasi sipas saj kjo i shërben vendit, dhe të ardhmes europiane të tij.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP