Italia regjistron 12.694 të infektuar dhe 251 raste fatale në 24 orë

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 12694 raste të reja me koronavirus nga 230116 teste të kryera në të gjithë vendin.

Advertisements

Ministria e Shëndetit në vend bëri të ditur se si pasojë e sëmundjes nuk mundën të mbijetonin 251 qytetarë, krahasuar 310 një ditë më parë.

Është shënuar një rënie në numrin e të shtruarve në spitale, sot 452 më pak si dhe shtrimet në njësitë e kujdesit intensiv, sot 29 pacientë më pak. Shkalla e pozitivitetit qëndron në 5.5%.

Nga ana tjetër, numri i të shëruarve për sot ishte13,134.

Advertisements

Në total që nga fillimi i pandemisë, Italia numëron 3.87 milionë të infektuar, 116927 viktima dhe 3.2 milionë të shëruar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP