Kryeministri Edi Rama ka reaguar për humbjen e gjyqit të Shqipërisë me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, ku Shqipëria është e detyruar të paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim.

Rama ka sulmuar presidentin Meta dhe kryedemokratin Basha, duke u shprehur se gëzimi i tyre është i neveritshëm dhe do të zgjasë shumë pak për këtë vendim të padrejtë.

Advertisements

“Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm! Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon!

Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria! E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt”, shkruan Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP