Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një fëmijë 18 muajsh është dërguar pa shenja jete për në spital.

Mësohet se familja Metullari banonte në fshatin Pashalli, dhe fëmija ka mbërritur i pajetë fillmisht në qëndrën spitalore të Dimalit, dhe më pas drejt spitalit të Beratit.

Advertisements

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se familja e të voglit nuk ka pranuar që ti bëhet autopsia, për të zbuluar shkaqet e vde k jes.

Fëmija është dërguar drejt spitalit me një ambulancë të urgjencës kombëtare, i shoqëruar nga mjeku dhe infermieri i qendrës spitalore të Bashkisë Dimal.

Mjeku dhe infermieri këmbëngulin se fëmija ka mbërritur i pajetë në qendrën shëndetësore, dhe transportimi i tij drejt Beratit ka qenë i kotë. Nuk dihet ende se pse familjarët e fëmijës nuk kanë pranuar që të bëhet autopsia, ndërsa nuk ka të dhëna qoftë për gjëndjen e tyre ekonomike, qoftë dhe për rrethanat në të cilat ndodhet kjo familje.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP