Ambasada shqiptare në Itali ka bërë një njoftim tjetër lidhur me rregullat anti-Covid për udhëtimet nga Shqipëria në Itali e anasjelltas. Ambasada shqiptare njofton sot se:

Nga 22 prilli deri më 30 prill 2021, nëse nuk do ketë shtyrje, është e det yrueshme për ata që hynë në Itali nga Shqipëria që të pajisen një test molekular ose antigjenik negativ, i cili duhet të jetë kryer përmes tamponit brenda 48 orëve përpara hyrjes në territorin italian.

Advertisements

Nuk duhet të kryejnë tamponin ata që: hynë në Itali dhe qëndrojnë për një periudhë jo më shumë se 5 ditë për nevoja të dëshmuara pune, shëndeti apo urgjencë absolute.

Nuk duhet të kryejnë tamponin ata që: udhëtojnë tranzit në territorin italian me mjetin e tyre privat dhe nuk qëndrojnë më shumë se 36 orë.

Nuk duhet të kryejnë tamponin: fëmijët nën moshën 2 vjeç.

Advertisements

Nuk duhet të kryejnë tamponin ata që: kthehen nga Shqipëria, ku kanë udhëtuar për motive të dëshmuara pune për një periudhë qëndrimi jo më shumë se 5 ditë, për llogari të ndërmarrjeve dhe shoqërive që kanë zyrat qendrore apo dytësore në Itali.

Njoftohet gjithashtu se periudha e karantinës është ulur nga 14 në 10 ditë, në fund të së cilës është e detyrueshme të kryhet test molekular ose antigjenik përmes tamponit.

Për më shumë detaje, ftojmë të përditësoheni në linkun e mëposhtëm, thote ambasada.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP