Peshëngritja është një nga sportet që prodhon vazhdimisht kampionë në vendin tonë, por ndër dekada ka vazhduar nënvlerësimi i këtyre kampionëve dhe mungesa e mbështetjes ka bërë që ata të mos sigurojnë dot të ardhura, akoma edhe për një jetë normale.

Ilirjan Suli është një nga shembujt më të pastër. Në një prononcim për Real news, Suli tregon se është i papunë që kur ka lënë sportin, ndërsa këshillon gazetaren dhe operatorin të lënë sa më shpejt vendin dhe të emigrojnë në një shtet ku të jetojnë normalisht.

Advertisements

Kujtojmë se Suli është nënkampion bote në peshëngritje, ka fituar medalje bronzi në Europianin e vitit 2000 dhe ka marrë pjesë në dy olimpiada në vitet 1996 dhe 2000, te të cilat u rendit në respektivisht i 14-ti dhe i 5-ti, ndërsa është padyshim një nga peshëngritësit më të suksesshëm të një periudhe shumë të vështirë për vendin.

“Më njihni mua kush jam? Më falni ë? Jam Ilir Suli, ish-nënkampion Bote në shtangë. Mjeshtër i Madh i punës nga Presidenti. Mbasi lashë sportin më lanë pa punë. Bëni mirë të ikni nga ky vend”, shprehet Suli në VoxPop e Real News. Në një deklaratë të mëhershme, Suli tregon se është papunë qysh kur la sportin edhe jeton me pensionin e të atit.

Advertisements

Turp të kesh z. Ministër i Kulturës, Kryetar i Bashkisë, Kryetar i Partisë dhe Kryeministër…

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP