Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani dhe kandidati për deputet në listën e PD-së në Lezhë (tashmë i konfirmuar), Mark Marku kanë debatuar ashpër në studion e ‘Open’.

Debati agravoi dhe në ofendime, ku Marku e quajti Ristanin të shitur, ndërsa ai iu përgjigj duke i thënë se duhet të dijë me kë flet dhe i kërkoi që të rrijë urtë.

Advertisements

Pjesë nga debati

Marku: Kur vidhet a është fajtor hajduti? Se gjithë thoni që është fajtor Basha. Pse është bërë rrokopujë?

Ristani: Pse rrokopujë se ka vota të pavlefshme.

Advertisements

Marku: Po ku e dimë ne kush i ka nxjerrë? Të hapen kamerat. Edhe ti je i shitur.

Ristani: Mos lësho të tilla gjëra se e di ti kush jam unë? Ti mu m’u drejtove si shitje. Te kush jam shitur? Te Edi Rama jam shitur?

Marku: Të shikohen kamerat për çdo fletë të pavlefshme se është e identifikueshme çdo individ. Ky është proces Ben dhe jeni ngutur.

Ristani: Këto procese i kam kaluar në duar disa dhe të jesh i sigurtë që…

Marku: Jeni të ngutur vetëm për të shitur këtë.

Ristani: Marku mos fol në këtë mënyrë o burrë. Marku, interpretimin bëje vetë. Se sa jurist jam unë, më njohin të tjerët, s’kam nevojë për ty fare. Ti rri urtë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP