Ndarja nga jeta e ish deputetit Bashkim Fino rreth një muaj para zgjedhjeve të 25 prillit trishtoi të gjithë socialistët.

Megjithatë, socialistët nuk u ndalën dhe vijuan punën për të arritur fitoren e madhe. Bashkim Fino renditej në vendin e katërt në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Fierit, por vendi i tij do t’i sigurojë vend në parlament Gramoz Ruçit pasi PS ka marrë 9 mandate në këtë qark. 6 mandate të tjera i ka siguruar aleanca PD-AN, ndërsa 1 mandat ka arritur të marrë LSI.

Advertisements

Pavarësisht ndarjes nga jeta, nga fletët e votimit të hapura deri tani rezulton se 108 persona ia kanë dhënë votën Finos.

Ish deputeti socialist u nda nga jeta në moshën 59 vjeçare pasi nuk ia doli të mposhtte koronavirusin. Ditën e djeshme, kur kryeministri Rama shpalli fitoren e PS në sheshin “Skënderbej”, nuk kurseu fjalët për Bashkim Finon duke thënë se e imagjinon atje lart duke qeshur për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Këtu sot mungon edhe dikush që punoi për këtë fitore, miku ynë i shtrenjtë, Bashkim Fino. E imagjinoj duke qeshur atje lart dhe duke duartrokitur bashkë me ne për fitoren tonë të mrekullueshme por u desh të ikte nga kjo botë Bashkimi ynë i dashur që të tërë të bashkoheshin në ngushëllimet për familjet e tij dhe të kujtoheshin se vdiq një shqiptar i mirë, jo një socialist i patundur”, tha Rama.

Advertisements

Në të gjithë vendin, PS ka marrë fitoren duke siguruar 74 mandate, e pasuar nga PD-AN me 59 mandate, LSI ka marrë 4 mandate dhe PSD 3 mandate.

Partia Demokratike ka triumfuar në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës, kurse PS në Tiranë, Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Fier, Berat dhe Durrës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP