Shënohet një variant i ri i Covid-19 në Japoni. Është quajtur E484K dhe ky mutacion po alarmon autoritetet pasi duket se është në gjendje të reduktojë efikasistetin e vaksinave anti-covid që aktualisht janë në treg.

Ky variant ka karakteristika të variantit anglez edhe të atij afrikano-jugor dhe deri tani përveç Japonisë, prej nga merr emrin, është vërejtur se po përhapet edhe në Austri dhe SHBA.

Advertisements

Në të gjithë botën janë përhapur variante të reja të Covid-19. Në Italinë fqinje mutacioni më i përhapur aktualisht është variant anglez me 87% të rasteve, dhe përveç tij hasen edhe variantet afrikoano-jugor dhe ai Nigerian.

Nga studimet e deritanishme rezulton se të gjitha vaksinat që po përdoren aktualisht janë efikase kundër variantit anglez, ndërkohë që nuk ka ende të dhëna shkencore që të konfirmojnë efikasitetin mbi variantet e tjera.

Aktualisht varianti anglez është i përhapur në 33 vende të botës, ka një transmetueshmëri rreth 50% më të lartë, gjithashtu edhe vdekshmëri 30-50% më të lartë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP