Kryeministri Edi Rama nuk e ka kursyer ironinë e batutat, ndërsa tregoi se kë do të zgjidhte për të vaksinuar mes Ilir Metës dhe Sali Berishës, në rast se do të kishte vetëm një vaksinë kundër COVID.

Në “Top Channel”, Rama tha se do t’i linte ata t’ja bënin njëri-tjetrit, por shtoi me siguri se të dy kundërshtarët e tij politikë do ta linin vaksinën të skadonte, që pastaj të thoshin se vaksinat janë të skaduara.

Advertisements

“Do ia lija që t’ia bënin njëri-tjetrit dhe asnjëri nuk do e bënte për tjetrin sepse jam sigurt që do e linin aty që vaksina të skadonte që pastaj të thonin se vaksinat janë te skaduara”, tha Rama.

Ai u është përgjigjur edhe disa pyetjeve “me spec”.

Nëse nuk i bën votat, me kë do bësh koalicion?

Advertisements

Me Filipin të vij të punoj part-time këtu që t’ju ngre nivelin juve.

I bëre thirrje Bashës për bashkëpunim, por që të ndahet nga Berisha, a mohohet babai?

Po jo ta mohojë, të dalë shpi më vete.

Ku ka më shumë komunistë te PS apo te PD?

Sigurisht që në Gjirin e Lalzit.

Ke menduar për zëvendësues?

Në mendim e sipër jam

Do sakrifikoje fëmijët dhe familjen si ai për revolucion?

Si mund të sakrifikohet familja për tekat e tua që i quan revolucion, por kur njerëzit kalojnë në fazën që janë tapë gjithë ditën sakrifikojnë çdo gjë.

Ça pi më shumë: verë, raki apo drogë?

E kam shpjeguar iher po nuk e ke dëgju, qumësht grenxash pluhur. Po përdore këtë drogë, je bombë

Një vaksinë një votë?

Një vaksinë përkthehet në një buzëqeshje. E kuptoni sa e rëndësishme është.

Ça ministrie do i jepje Bashës, nëse do ishit bashkë?

Ministër Shteti për Relaksin, që të flejë rehat.

Po Monës?

Po a je në vete mor, drejtorinë e përgjithshme të sherreve.

Ku e ndjen veten më mirë, si politikan apo si piktor?

Si piktor politikan. Si politikan piktor. Të dyja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP