Teksa dita e zgjedhjeve po afrohet, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luiigi Soreca ka dhënë një mesazh për qytetarët shqiptarë që të marrin pjesë në zgjedhje.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Soreca thekson se qytetarët kanë fuqinë të vendosni kush do i përfaqësojë.

Advertisements

“Më 25 prill pushteti demokratik është në dhënien e votës tuaj lirshëm dhe me integritet. Kjo është mënyra se si ju tregoni se kujdeseni për komunitetin tuaj, familjen tuaj dhe të ardhmen tuaj. Kjo votë është juaja, askush nuk duhet ta marrë atë nga ju. Bashkimit Evropian do të qëndrojë pranë jush në ditën e votimeve. Ti vendos! Ti Vendos!”, shkruan Soreca.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP