Një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, Zenel Hoxha është shprehur se Lulzim Basha duhet të mbajë përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se qeveria socialiste mori një mandat të tretë pavarësisht se aferave dhe skandaleve të përsëritura korruptive, varfërisë së shtuar, bashkëpunimit të politikës me strukturat kriminale, braktisjes së vendit nga dhjetëra mijëra shqiptarë shpresëhumbur.

Advertisements

Më tek, Hoxha shprehet se anija ka nevojë për kapiten dhe kapiteni për vizion.

“Dështimi në nxitjen e një fryme mbarëpopullore për ndryshim, hapjen e partisë, krijimin e një koalicioni shoqëror me bazë të gjerë, luftën ndaj kapjes së shtetit, si dhe në garantimin e votës së diasporës janë damka që shënojnë në mënyrë të trishtë opozitarizmin e Lulzim Bashës gjatë këtyre tetë viteve. Ky opozitarizëm nuk prodhoi dot ndryshim dhe prandaj është i tejkaluar tashmë”,- shkruan Zenel Hoxha.

Postimi i plotë:

Advertisements

Humbja e Partisë Demokratike është humbje e Shqipërisë dhe përgjegjësia nuk mund të mbetet jetime.

Qeveria socialiste mori një mandat të tretë pavarësisht aferave dhe skandaleve të përsëritura korruptive, varfërisë së shtuar, bashkëpunimit të politikës me strukturat kriminale, braktisjes së vendit nga dhjetëra mijëra shqiptarë shpresëhumbur.

Partia Demokratike lindi për të thyer monizmin. Sot pluralizmi politik është përsëri në rrezik përpara agonisë së paralajmëruar të mandatit të tretë të socialistëve. Demokratët e vërtetë punuan natë e ditë, të papërtuar dhe me vetëmohim për të sjellë ndryshimin aq të nevojshëm. Por anija ka nevojë për kapiten dhe kapiteni për vizion.

Dështimi në nxitjen e një fryme mbarëpopullore për ndryshim, hapjen e partisë, krijimin e një koalicioni shoqëror me bazë të gjerë, luftën ndaj kapjes së shtetit, si dhe në garantimin e votës së diasporës janë damka që shënojnë në mënyrë të trishtë opozitarizmin e Lulzim Bashës gjatë këtyre tetë viteve. Ky opozitarizëm nuk prodhoi dot ndryshim dhe prandaj është i tejkaluar tashmë.

Çdo përpjekje për ta zgjatur këtë agoni, duhet refuzuar. Partia Demokratike është aset kombëtar dhe çdo përpjekje për ta uzurpuar ose shndërruar atë në patericë të pushteteve individuale duhet ndaluar që në gjenezë. Tani është kohë reflektimi dhe domosdoshmërie për të hapur një kapitull të ri një orë e më parë.

Zenel Hoxha

Themelues i PD

Anëtar i Komisionit Nismëtar

Kryetari i parë i PD Tiranë

Themelues i Deges PD Lushnje, Zall Dardhe.

Kontribues per themelimin e PD në Elbasan, Dumre, Sarande etj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP