Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën “Dritan Hoxha”, në Tiranë, në afërsi të kryqëzimit të Laprakës.

“Panorama” mëson se në aksident janë përfshirë katër makina, por fatmirësisht nuk ka persona të lën duar. Ndërsa sikurse shihet edhe nga pamjet dëmet materiale janë të shumta.

Advertisements

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti masiv, aq më tepër që në këtë zonë si pasojë e punimeve te ‘ish-sheshi Shqiponja” është krijuar edhe trafik.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP