Presidenca reagon për zërat që kërkojnë që Ilir Meta të japë dorëheqjen nga posti i Presidentit të Republikës, pasi vetë u shpreh se nëse Rama fitonte 71 mandate në 25 prill, ai do të dilte në bulevard në datë 26.

“Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN!”, njofton Presidenca, ndërsa thekson se Rama nuk i ka fituar zgjedhjet në mënyrë demokratike.

Advertisements

“Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje.

E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE!:, përmbyllet njoftimi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP