KOSOVË– Mediat kosovare Insajder ka publikuar një video, ku ka deno ncuar bashkëshortin e deputetes Melisa Haradinaj-Stublla, Dardan Stublla. Sipas videos së publikuar nga Insajder, Dardan Stublla ka paguar me 6 mijë euro katër komisionerë në mënyrë që të plotësonin votat për të nxjerrë ministren në detyrë për Punët e Jashtme, si deputete.

Duke marrë paratë dhe porosi nga Dardan Stublla, komisionerët ua kanë vjedhur votat kandidatëve tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ia kanë regjistruar Meliza Haradinajt-Stublla, në mënyrë që kjo e fundit të dalë deputete.

Advertisements

Videoja është filmuar nga një person i infiltruar. Ai u ka ofruar para komisionerëve shumë më tepër se sa Stublla, për të zbuluar të vërtetën dhe ka regjistruar gjithçka. Në regjistrim, një nga komisionerët, Arbër Krasniqi, ka dëshmuar se grupi i komisionerëve ka pasur marrëveshje me Dardan Stubllën që këtë manipulim votash ta bëjnë për gjashtë mijë euro. Por, ata kanë marrë vetëm katër mijë.

“Jam paguar nga Dardan Stublla. Paratë i kemi pranuar me një qëllim të vetëm: mani pulimin e votave në favor të kryediplomates në largim. Edhe komisionerët e tjerë të partisë i binden atij. Puna është që unë me ta u pata marrë vesh për 600 vota, 6,000 euro.

Unë aty jam vetë i treti. Unë si numërues aty, edhe nja dy i kena mrena aty. IT janë ata, me kompjuter në sistem. Stublla s’doli njeri i fjalës. Këta u patën marr vesh qysh të kallëzova, 600 vota – 6,000 euro. 4,000 mijë i kanë jep, 2,000 janë mbet borxh.

Advertisements

Kanë bo fjalë për qito 2,000 në fund. Tash, për qato dy mijë euro, u nal. Dështuam qaty. Qaty dështuam. Bash qysh po thu ti: ‘Jo i pari, jo pse, kur, tek?’”- rrëfen Krasniqi në video përgjim, teksa prezantohet si Arigon Beka, 24-vjeç, nga Podujeva.

Deri në mesnatën e së martës, Meliza Haradinaj-Stublla ndodhej jashtë tetëshes së kandidatëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputetë, të cilët do të plotësonin tetë mandatet e fituara të partisë në legjislaturën e ardhshme.

Në avantazh në raport me Stubllen ishte edhe Florentina Gjergjaj, e cila tashmë e ka akuzuar publikisht kryediplomaten për vjedhje votash dhe e ka dorëzuar një ankesë në PZAP.

Por, orë më vonë gjithçka ndryshoi dhe tashmë kuptohet përse. Meliza Haradinaj-Stublla dhe bashkëshorti i saj Dardani, ende nuk kanë dhënë asnjë koment mbi këtë çështje që po cilësohet skandaloze në Kosovë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP