Franca do të evakuojë pacientët me Covid nga spitalet e Il de France, rajon i Parisit, drejt zonave të vendit ku strukturat shëndetësore janë më pak nën presion.

Për momentin janë tre personat e transferuar me helikopter, pas autorizimit nga familjet dhe pasi janë stabilizuar në planin kardiak dhe atë të frymëmarrjes. Zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Atal, bëri të ditur se javën e ardhshme do të evakuohen dhe 100 pacientë të tjerë nga rajoni.

Advertisements

Në Francë terapitë intensive janë në kufi të kapacitetit: përqindja e vendeve të zëna ka kaluar pragun e 80%.

Gjermania dhe Polonia kanë regjistruar rritje të rasteve dhe shkalla e infeksionit në BE tani është në nivelin e saj më të lartë që nga fillimi i shkurtit, me përhapjen e varianteve të reja Covid. Vala e re e rasteve vjen mes problemeve të përhapjes së vaksinave të BE-së, e cila është penguar nga vonesat e prodhimit, konflikteve politike dhe skepticizmit mbi Astrazeneca.

Polonia ka raportuar 18,789 raste të reja dhe 352 vik tima, shifra më e lartë e vendit që nga nëntori. Vendi tashmë ka vendosur kufizime të rre pta për sa i përket grumbullimeve. Shumica e shkollave janë të mbyllura.

Advertisements

Ndërsa Mbretëria e Bashkuar është drejt rrugës së lehtësimit të kufizimeve dhe vaksinimit të të gjithë të rriturve në fillim të qershorit , Europa duket se po shkon në drejtim të kundërt.

Holanda dhe Irlanda kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca, pas raporteve për mpi ksjen e gja kut pavarësisht se Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nuk ka asnjë lidhje me vaksinën.

Në Itali, janë10 rajonet që së bashku me provincën autonome të Trentos do të jenë në zonë të kuqe duke filluar nga sot; të gjithë të tjerat janë portokalli, përveç Sardenjës, e vetmja që qëndron zonë e bardhë.

Këtë javë ndryshojnë dhe parametrat për të vendosur ngjyrimin: përveç treguesit të infektueshmërisë, do të merren në konsideratë dhe numrat e mesatares javore: nëse kalojnë më shumë se 250 raste çdo 100 mijë banorë rajonet automatikisht do të jenë zona të kuqe.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP