Një person është gjetur i lënduar në orët e para të mëngjesit në malet e Strellcit në Deçan, Kosovë.

Personi më pas ka ndërruar jetë në spital. Mediat kosovare bëjnë me dije se personi që ka humbur jetën është drejtor i Shëndetësisë për dy mandate në Komunën e Deçanit, Mustafë Hasanaj.

Advertisements

Policia njofton se fillimisht Hasanaj është gjetur me plagë të rënda më pas ka ndërruar jetë në spital.

“Po sot rreth orës 07:55, policia është informuar se në fshatin Strellcë i Ulët në Deçan është një person i lënduar. Patrulla policore ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes. poashtu ekipi mjekësore dhe sipas tyre ai rreth orës 08:30 ai ka ndërruar jetë. Njësiti është duke u marr me rastin dhe këto janë informatat fillestare për fillim”,njofton policia.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP