Një vajzë e mitur vetëm 17 vjeç nga Tirana u përdh*nua dhe u detyrua të konsumojë dr*gë. Ky ishte lajmi që pushtoi shumë media mëngjesin e 4 marsit. Disa ditë më vonë 26-vjeçari i dyshuar si autor për ngjarjen u vu në p*anga dhe gjykata e shkallës së parë e la në bu.rg pa afat deri në përfundim të hetimeve.

Sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 ka ardhur dëshmia e babait i 26-vjeçarit të arr.estuar Orgest Merko.

Advertisements

Ai pretendon se historia është deformuar nga ana e policisë dhe pozita e djalit është rënduar qëllimisht. Sipas babait, të rinjtë njiheshin me njëri-tjetrin dhe vajza kishte shkuar me vullnet në një fshat të Ersekës aty ku i biri kishte shkuar për ta rikuperuar veten nga Covid.

Pse e mitura de.noncoi 26-vjeçarin kur mes tyre kishte një njohje? Kush kishte interes që 26-vjeçari të shkonte pas hek.urave? Ja dëshmia e babait.

Evis Ahmeti: Si e mësuat ngjarjen?

Advertisements

Sapo pamë lajmin bashkëshortja dyshoi dhe tha se është vajza që ikën nga shtëpia dhe vjen në lokalin tonë. Kur djalin e arr.estuan shkuam në komisariat. Me djalin silleshin keq e detyronin të firmoste e të pranonte kri.min.

Fola dhe me policinë u thashë që vajza ka shkuar me dëshirë tek djali. Ka marrë furgonin dhe ka shkuar në Ersekë.

Ne shkuam familjarisht në Ersekë më 25 shkurt. Ne u kthyem ndërsa djali qëndroi disa ditë. Nuk e dinim se do vinte vajza.

Kur ka lindur miqësia e djalit me këtë vajzë?

Vajza vinte shpesh tek lokali ynë. Pinte kafe. Ajo vinte çdo mëngjes se ishte tek shkolla përballë lokalit. Kishte simpati për djalin. Ishte e varfër dhe djali i rrinte afër. Ajo rrinte gjithë kohën vetëm.

Pasi u arr.estua djali e kemi takuar dhe tha se ndihej shumë keq. Tha që më dh.unojnë. Na tha që s’ka thënë asnjë fjalë dhe se gjithçka në de.noncim u tha nga i vëllai. Tregoi se i vëllai e kishte rr.ahur. U lidhëm me koordinatoren dhe vajza u strehua në një qendër. Vajza nuk jetonte dot në atë shtëpi.

Ne kemi dyshime se ajo është e infiltruar ose e kanë detyruar. Kam dyshime edhe për inspektorin e zonës se ma ka thënë që dua ta arre.stoj djalin tuaj.

A shkonte inspektori në lokalin tuaj?

Po shkonte. Më vonë jo. I kishte dalë një herë në rrugë djalit dhe i tha do bëj çmos, dua të të arr.estoj. Kur arre.stuan djalin e detyronin të firmoste gjërat që ata kishin shkruar që nuk ishin të vërteta. Erdhën edhe në shtëpi për kontroll, e kthyen përmbys pa asnjë mandat kontrolli. Nuk gjetën asnjë gjë të jashtëligjshme.

Sa e njeh djalin?

Është pak im.pulsiv. Por këtë nuk e bën. Ai është shumë human. Një ditë shumë i mërzitur më tha çfarë ka polici me mua.

Ndërsa me vëllain e vajzës janë zënë pak kohë më parë. Ai e shikonte që e motra vizitonte lokalin tonë dhe rrinte në shoqëri me Orgestin dhe për këtë janë zënë.

Po për vajzën çfarë dini?

Orgesti e shikonte për gjynah se ishte jetime. E shikonte që bënte veprime të pakontrolluara. Ajo nuk i kishte gjërat mirë në familje. Kishte ikur dhe herë të tjera nga shtëpia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP