Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta shihet favorit absolut nga mediat italiane, për fitimin e “Festivalit të Sanremos”.

Sondazhet e deritanishme, publiku dhe kritika janë thuajse në një mëndje: Ermal Meta duhet të jetë fitues i Sanremos.

Advertisements

Ermal Meta u shpall fitues tre vite më parë i Sanremos përmes një bashkëpunimi.

Ai kthehet në garë, në Festivalin e Sanremos me këngën “Një milion gjëra për të të thënë”, të cilën vetë artisti donte t’ua prezantonte fansave të tij dhe gjithë shikuesve të festivalit.

“Është një këngë dashurie shumë e thjeshtë, tingulli i së cilës nuk përcaktohen në mënyrë të veçantë. Pastaj muzika bëhet për veshët, jo për fjalët ”, theksoi ai.

Advertisements

Tre këngët e para në Sanremo 2021 do të shpallen gjatë mbrëmjes Finale të edicionit të 71-të të Festivalit Italian të Këngës, planifikuar për sonte, e shtunë, 6 Mars 2021.

Fituesi i Sanremo 2021 do të shpallet nga televotimi, juria e kritikëve dhe juria e shtypit.

Ermal Meta shihet si fitues i Sanremo 2021, Annalisa klasifikohet e dyta dhe Willi Peyote, i klasifikuar i treti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP