Shkencëtarët rusë, të shtunën, lançuan një nga teleskopët më të mëdhenj hapësinorë të nënujshëm, që do të rrëmojë në thellësitë e universit nga ujërat e kristaltë të liqenit të Bajkalit.

Teleskopi nënujor që ka nisur të ndërtohet që nga 2015, ka si qëllim të vëzhgojë neutronet, pjesëzat më të vogla të njohura deri më sot.

Advertisements

I quajtur Baikal GVD, teleskopi është zhytur në një thellësi prej 750-1300 metrash, rreth katër kilometra larg bregut të liqenit. Neutronet janë shumë të vështira për tu pikasur dhe uji është një mjet efikas për ta bërë këtë.

Observatori pluskues përbëhet nga një rrjet xhamash sferik dhe modulë celiku të lidhur me ta.

Pas disa vitesh, kërkuesit thonë se teleskopi do të rritet në përmasa.

Advertisements

Teleskopi në liqenin Bajkal, do të rivalizojë Ice Cube, një observator gjigant neuronesh i groposur nën ujin në Anktartidë, në një stacion kërkimor amerikan në polin e jugut.

Shkencëtarët rusë thonë se teleskopi është edhe detektori më i madh i neuroneve në hemisferën veriore dhe liqeni i Bajkalit, liqeni më i madh me ujë të rrjedhshëm në botë, është vendi ideal për të.

Teleskopi është rezultat i një bashkëpunimi mes shkencëtarëve nga republika Ceke, Gjermania, Polonia, Rusia dhe Sllovakia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP