Qeveria ka miratuar aktin normativ që i hap rrugë përdorimit të vaksinave ruse dhe kineze në Shqipëri.

Akti normativ është publikuar mnë në fletoren zyrtare, i cili parashikon që këto vaksina të përdoren në popullatë. Ky akti normativ, rrëzon atë të parin, i cili i hapi rrugë blerjes së vaksinave nga kompania Pfizer, ku parashikonte që të përdoreshin vetëm vaksinat anti-covid të certifikuara nga FDA-ja amerikane dhe Agjencia Europiane e Barnave.

Advertisements

Këtij parashikimi ligjor i është shtuar edhe një fjali që parashikon se në Shqipëri mund të përdoren edhe vaksina që janë prodhuar dhe aprovuar nga trupa të tjerë certifikues të vendeve që prodhojnë vaksina kundër Covid-19, jo vetëm nga FDA-ja.

Kështu, qeveria shqiptare i hap rrugë negociatave me shtetet që prodhojnë vaksinat anti-covid.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP