Komisioni Evropian propozoi një ditë më parë , Digital Green Certificate (Certifikatë Digjitale të Gjelbër) për të lehtësuar lëvizjen e sigurt brenda BE-së gjatë pandemisë COVID-19.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë prezantimit të një pakete të re masash për heqjen e kufizimeve të udhëtimit, u shpreh se “me certifikatën e vaksinimit ne synojmë të ndihmojmë shtetet anëtare të kthehen në lëvizshmërinë e sigurt dhe të koordinuar, duke siguruar kështu se qytetarët evropianë do të jenë në gjendje të kthehen për të udhëtuar këtë verë, duke siguruar prova se ata i janë nënshtruar vaksinës, që kanë një test negativ, ose që janë shëruar nga Covid 19 dhe kanë zhvilluar antitrupa”.

Advertisements

Këto janë përmbajtjet kryesore të lejes së re Covid të paraqitur nga Komisioni i BE për të rifilluar udhëtimet në Evropë.Certifikata duhet të jetë në dispozicion nga qershori në format digjital ose letër dhe ligjërisht e detyrueshme për vendet anëtare.

Në një lidhje Skype për “Wake Up” nga Brukseli, gazetarja shqiptare Aurora Allushaj bëri të ditur se (Certifikatë Digjitale të Gjelbër) “Digital Green Certificate” do të jepet falas dhe do të përmbajë tri certifikata të dallueshme.

“Certifikatat e vaksinimit, duke shënuar markën e vaksinës së përdorur, të dhënat dhe vendin e injektimit dhe numrin e dozave të administruara. Certifikatat e testit negativ (testi NAAT / RT-PCR ose një test i shpejtë i antigjenit). Certifikata mjekësore për njerëzit që janë rikuperuar kohët e fundit nga COVID-19. Allushaj theksoi se pasaporta e vaksinimit do jepet falas

Advertisements

“Komisioni Europian u bën thirrje të gjitha vendeve të treta që ta njohin sistemin e dixhitalizimit të certifikatave në mënyrë që edhe ata të heqin pengesat për shtetasit europianë, që duan të udhëtojnë në vende psh. si Shqipëria, që nuk është akoma në Bashkimin Europian.

Nëse do të marrim rastin e Shqipërisë, një shtetas shqiptar në qoftë se do të udhëtojë në Europë, ky shtetas duhet t’i kërkojë vendit ku do të udhëtojë.

Marrim rastin e Belgjikës. Pra nëse do të shkojnë në Belgjikë, duhet të pajiset me certifikatën jeshile dhe ndërkohë, Belgjika do t’i kërkojë personit certifikatën e vaksinimit nëse është vaksinuar, ose certifikatën e testit negativ ose certifikatën tjetër që e ka kaluar Covid në 180 ditët e fundit. Më pas do të vlerësojë nëse këto informacione janë të mjaftueshme për të lëshuar certifikatën jeshile”, tha ajo.

Komisioni Europian u bën thirrje të gjitha vendeve të treta që ta njohin sistemin e dixhitalizimit të certifikatave në mënyrë që edhe ata të heqin pengesat për shtetasit europianë, që duan të udhëtojnë në vende psh. si Shqipëria, që nuk është akoma në Bashkimin Europian.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP